Description:Eskili nuk është dramaturgu i parë në letërsinë greke. Para tij ka pasur të tjerë, përvojēn e të cilëve ai, me siguri, e ka shfrytëzuar, por që koha ua ka humbur edhe veprën edhe emrat. Vepra e këtyre dramaturgëve duhet të ketë qenë tepër e thjeshtë, jo larg teatrit të festave dionisiake. Midis këtij teatri dhe Eskilit duhet të ketë ekzistuar një urë ndërmjetëse: një lloj oratorie, më tepër e zhvilluar në formë elegjish, në ceremonialin e vdekjes. Është kjo formë e lashtë, që pavarësisht nga zhvillimi madhështor i dramës antike e ruajti pavarësinë e saj në popujt e vjetër të gadishullit, kryesisht te shqiptarët. Ceremoniali i vdekjes te shqiptarët, "të qarët me ligje" në Jug, "gjama" në Veri, që kanë mbërritur gjer në shekullin XX, s'janë veçse mbeturina të këtij teatri primitiv. Në fund të fundit përdorimi tek ne i vajtojcave s'është aspak larg korit antik, që duke qarë, komenton njëkohësisht edhe aktet edhe tiparet e të vdekurit. Teatri paraeskilian duhet të ketë qenë në një evoluim të paprerë nga e thjeshta drejt më të ndërlikuarës dhe këtë e vërteton edhe vetë vepra e tragjikut të madh, e cila gjithashtu ka kaluar nēpër këtë rrugë. Nga ato pak tragjedi të mbetura prej tij s'është vështirë të vërehet ky evoluim, por është e kuptueshme se tabloja do të ishte e plotë vetëm në qoftë se do të kishim ansamblin madhështor prej nëntëdhjetë tragjedish të humbësit të madh.Numri 90 i dramave të tij është i dhënë në bazë të të thënave. "Jeta" përmban vetëm 12 tituj, por mendohet që një fletë me 18 tituj është e shkëputur. Thuhet se ka fituar në konkurse 13 herë sa ishte gjallë dhe 28 herë pas vdekjes, kështu që së paku 41 vepra të tij janë çmuar me vlerë të veçantë. (Këtu s'duhet harruar se konkurrentët e tij në gjallje e pas vdekjes ishin gjithashtu autorë gjenialë.) Thuhet se vetë ai ka deklaruar se vepra e tij dhe e kolegëve të tij "s'janë veçse thërrime nga gostia e Homerit", por kjo thënie, në qoftë se është e vērtetë, s'është veçse një figurë e bukur, sepse në të věrtetë si Eskili ashtu dhe tragjikët e tjerë të mëdhenj kanë qenë në të njëjtën gosti. Është e vërtetë se gjithë letërsia antike greke u ushqye nga motivet homerike, por këtu s'duhet harruar, po të vazhdojmë figurën e gostisě, se edhe Homeri i madh u ul në një tryezë të shtruar plot, të një paragostie të madhe: atë të mitologjisë greke, pjellë e përbashkët e një populli që është gdhirë në mëngjesin e qytetërimit botëror. I dehur nga drita ky popull krijoi një univers të tërë qeniesh hyjnore e tokësore, të pavdekshme e të vdekshme, me histori, drama, pasione e raporte nga më të ndērlikuarat. Kjo popullatë personazhesh e mbushte botën që nga Olimpi me dëborë gjer në thellěsi të detit, nga oborret mbretërore gjer në shpellat e egra - nga nëntoka e errët gjer në yjet e Udhës së Qumështit.ISMAIL KADAREWe have made it easy for you to find a PDF Ebooks without any digging. And by having access to our ebooks online or by storing it on your computer, you have convenient answers with Vepra, vëllimi i dytë: Prometeu i mbërthyer, Lutëset, Persët, Të shtatët kundër Tebës. To get started finding Vepra, vëllimi i dytë: Prometeu i mbërthyer, Lutëset, Persët, Të shtatët kundër Tebës, you are right to find our website which has a comprehensive collection of manuals listed. Our library is the biggest of these that have literally hundreds of thousands of different products represented.
Pages
224
Format
PDF, EPUB & Kindle Edition
Publisher
Onufri
Release
2005
ISBN
9992745762
Vepra, vëllimi i dytë: Prometeu i mbërthyer, Lutëset, Persët, Të shtatët kundër Tebës
Description: Eskili nuk është dramaturgu i parë në letërsinë greke. Para tij ka pasur të tjerë, përvojēn e të cilëve ai, me siguri, e ka shfrytëzuar, por që koha ua ka humbur edhe veprën edhe emrat. Vepra e këtyre dramaturgëve duhet të ketë qenë tepër e thjeshtë, jo larg teatrit të festave dionisiake. Midis këtij teatri dhe Eskilit duhet të ketë ekzistuar një urë ndërmjetëse: një lloj oratorie, më tepër e zhvilluar në formë elegjish, në ceremonialin e vdekjes. Është kjo formë e lashtë, që pavarësisht nga zhvillimi madhështor i dramës antike e ruajti pavarësinë e saj në popujt e vjetër të gadishullit, kryesisht te shqiptarët. Ceremoniali i vdekjes te shqiptarët, "të qarët me ligje" në Jug, "gjama" në Veri, që kanë mbërritur gjer në shekullin XX, s'janë veçse mbeturina të këtij teatri primitiv. Në fund të fundit përdorimi tek ne i vajtojcave s'është aspak larg korit antik, që duke qarë, komenton njëkohësisht edhe aktet edhe tiparet e të vdekurit. Teatri paraeskilian duhet të ketë qenë në një evoluim të paprerë nga e thjeshta drejt më të ndërlikuarës dhe këtë e vërteton edhe vetë vepra e tragjikut të madh, e cila gjithashtu ka kaluar nēpër këtë rrugë. Nga ato pak tragjedi të mbetura prej tij s'është vështirë të vërehet ky evoluim, por është e kuptueshme se tabloja do të ishte e plotë vetëm në qoftë se do të kishim ansamblin madhështor prej nëntëdhjetë tragjedish të humbësit të madh.Numri 90 i dramave të tij është i dhënë në bazë të të thënave. "Jeta" përmban vetëm 12 tituj, por mendohet që një fletë me 18 tituj është e shkëputur. Thuhet se ka fituar në konkurse 13 herë sa ishte gjallë dhe 28 herë pas vdekjes, kështu që së paku 41 vepra të tij janë çmuar me vlerë të veçantë. (Këtu s'duhet harruar se konkurrentët e tij në gjallje e pas vdekjes ishin gjithashtu autorë gjenialë.) Thuhet se vetë ai ka deklaruar se vepra e tij dhe e kolegëve të tij "s'janë veçse thërrime nga gostia e Homerit", por kjo thënie, në qoftë se është e vērtetë, s'është veçse një figurë e bukur, sepse në të věrtetë si Eskili ashtu dhe tragjikët e tjerë të mëdhenj kanë qenë në të njëjtën gosti. Është e vërtetë se gjithë letërsia antike greke u ushqye nga motivet homerike, por këtu s'duhet harruar, po të vazhdojmë figurën e gostisě, se edhe Homeri i madh u ul në një tryezë të shtruar plot, të një paragostie të madhe: atë të mitologjisë greke, pjellë e përbashkët e një populli që është gdhirë në mëngjesin e qytetërimit botëror. I dehur nga drita ky popull krijoi një univers të tërë qeniesh hyjnore e tokësore, të pavdekshme e të vdekshme, me histori, drama, pasione e raporte nga më të ndērlikuarat. Kjo popullatë personazhesh e mbushte botën që nga Olimpi me dëborë gjer në thellěsi të detit, nga oborret mbretërore gjer në shpellat e egra - nga nëntoka e errët gjer në yjet e Udhës së Qumështit.ISMAIL KADAREWe have made it easy for you to find a PDF Ebooks without any digging. And by having access to our ebooks online or by storing it on your computer, you have convenient answers with Vepra, vëllimi i dytë: Prometeu i mbërthyer, Lutëset, Persët, Të shtatët kundër Tebës. To get started finding Vepra, vëllimi i dytë: Prometeu i mbërthyer, Lutëset, Persët, Të shtatët kundër Tebës, you are right to find our website which has a comprehensive collection of manuals listed. Our library is the biggest of these that have literally hundreds of thousands of different products represented.